Bota31 Tetor 2018, 10:32

Mot i keq në Francë, 2000 makina bllokohen në rrugë

Shkruar nga Pamfleti
Mot i keq në Francë, 2000 makina bllokohen në rrugë

Mot i keq në Francë, 2000 makina bllokohen në rrugë

 Një kaos i madh është shkaktuar në Francë për shkak të motit të keq. 

Rreth 2000 mjete janë bllokuar përgjatë rrugës të lumit Loira për shkak të dëborës së madhe që ka rënë.

Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, lajmi bëhet i ditur nga ENEDIS, kompania menaxhuese e rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike në Francë.

Kompania ENEDIS njoftoi se ”Rajonet kryesore të prekura janë Auvergne RhOne Alpes, Loire Valley Center, Centre Limousin’’.

 Ekipet janë të mobilizuara në terren për të sjellë energjinë elektrike sa më shpejt.

”Situata është shumë e paqëndrueshme, disa zona ende nuk janë të aksesueshme për ekipet tona”, shprehu për median një zëdhënëse e kompanisë.

Bota 2000 makina francë moti i keq