Aktualitet 4 Shkurt 2023, 11:36

Moti i keq, anulohet lundrimi i trageteve drejt Barit

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, anulohet lundrimi i trageteve drejt Barit

Për shkak  të motit të keq, udhëtimet nga Durrësi drejt Barit, dhe anasjelltas janë anuluar.

Lajmi është dhënë nga Autoriteti Portual Durrës në një status në rrjetet sociale. Ndërkohë, mësohet se udhëtimet nga Durrësi drejt Ankonës vijojnë normalisht.

“Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet. Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht . Do ju mbajmë të informuar për çdo informacion në vijim”-thuhet në njoftim.

Aktualitet Durrës lundrim moti i keq