Aktualitet 3 Prill 2022, 13:37

Moti i keq/ Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, bora izolon Thethin

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit, bora izolon

Moti i keq ka bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Për shkak të rënies së gurëve, mësohet se lëvizja e automjeteve është e pamundur në të dyja akset. Sipas informacioneve në aksin Xibër-QafëMurriz qarkullimi është ndaluar. Shërbimet e emergjencës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për zhbllokimin e rrugës.

Ndërkohë bëhet me dije se dhe Thethi është i bllokuar. Reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës kanë bllokuar segmentin e Qafë Thores, që të çon drejt Thethit. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. “Situata në përgjithësi në territorin e Qarkut është e qetë, ndërsa sipas informacioneve të marra  nga Autoriteti Verior, në orët e vona të natës dhe të mëngjesit të ditës sotme, kane rëne disa ortekë te tunelet të cilat kane bllokuar përsëri për momentin segmentin e Qafë Thores. Po punohet nga strukturat e Autoritetit Verior në dy krahët për të bërë të mundur hapjen e rrugës”, thuhet në njoftim.

Aktualitet