Aktualitet14 Qershor 2018, 20:44

Moti i keq, dhjetra makina të bllokuara në aksin Kukës- Peshkopi

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, dhjetra makina të bllokuara në aksin Kukës- Peshkopi

Moti i keq, dhjetra makina të bllokuara në aksin Kukës- Peshkopi

Prej 2 orësh dhjetra automjete kanë ngelur të bllokuar në aksin rrugor Kukës-Peshkopi për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

 

Mësohet se pika më kritike ngelet në fshatin Ujmisht. Shkak i rrëshqitjeve masive janë bërë shirat e dendura që kanë shoqëruar këtë zonë, por edhe disa vende të Shqipërisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të mbarëvajtur situatën, po punohet për hapjen e rrugës.

Aktualitet dhjetra makina të bllokuara në aksin Kukës- Peshkopi moti i keq