Kronike23 Shkurt 2019, 18:59

Moti i keq, gjenden dy persona të vdekur në Pukë

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, gjenden dy persona të vdekur në Pukë

Moti i keq, dy barinj gjenden të vdekur në Pukë

Moti i keq që ka përfshirë vendin me temperatura të ulëta dhe erë shumë të fortë ka shënuar viktimat e para.

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Buzhalë të Pukës dy barinj janë gjetur të pajetë.

Të rinjtë kanë gjetur vdekjen si pasojë e erës së fortë dhe dyshohet se kanë rënë nga shpati i malit në greminë. 

Kanë qenë familjarët e tyre ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Kjo e fundit mësohet se është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kërkuar trupat e dy të rinjve por moti i keq dhe terreni i vështirë e ka vështirësuar punën e tyre.

Kronike gjenden dy persona të vdekur në Pukë moti i keq