Aktualitet18 Janar 2023, 09:13

Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë, ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Vlorës dhe Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq “mbërthen” Shqipërinë, ndërpritet

Si pasojë e përkeqësimit të motit që ka sjellë erëra të forta, gjatë natës ka pasur mungesë të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Vlorës.

Më konkretisht, Dukat, Llogara, Radhimë, disa familje tek zona e ‘Ujit të ftohtë’, Peshkpi, Vllahinë, Kallarat, Bolenë, Vranisht, Mesaplik, Tërbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster.

Edhe në Shkodër ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha njësitë administrative.

Po punohet që të rikthehet energjia elektrike në këto zona.

Ndërkohë meteorologët kanë paralajmëruar se reshjet e shiut do të vijojnë. Priten stuhi në zonën veriperëndimore, kryesisht gjatë pasdites. Në alpe pritet të ketë reshje dëbore por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet.

Aktualitet moti i keq