Bota 5 Qershor 2022, 07:54

Moti i keq në Brazil, shkon në 128 numri i të vdekurve nga shirat e dendur

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në Brazil, shkon në 128 numri i të vdekurve nga shirat

Moti i keq në Brazil, shkon në 128 numri i të vdekurve nga shirat e dendur

Shkon në 128 numri i të vdekurve nga shirat e dendur në Recife, kryeqyteti i shtetit brazilian të Pernambuco, dhe zona metropolitane e tij, njoftuan autoritetet lokale të premten.

Mbi 9,300 njerëz janë evakuuar dhe 34 komuna kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, tha për mediet guvernatori i Pernambuco, Paulo Camara teksa shtoi se përpjekjet e shpëtimit për të mbijetuarit e mundshëm kanë marrë fund.

Pernambuco ka regjistruar shira të dendur që nga java e kaluar, të cilat u intensifikuan gjatë fundjavës, duke vrarë më shumë se 100 njerëz, kryesisht në ultësirë ​​që pësuan rrëshqitje të mëdha dheu.

Qeveria e shtetit do të dëmshpërblejë familjet e viktimave, si dhe do të japë 1500 realë (rreth 312 dollarë amerikanë) për të gjithë të zhvendosurit nga shirat, shumë prej të cilëve humbën të gjithë pasurinë e tyre.

Shirat kanë prekur edhe shtetet braziliane Sergipe, Alagoas, Paraiba dhe Rio Grande do Norte.

Bota Brazil moti i keq