Kosova23 Janar 2023, 10:56

Moti i keq në Kosovë, kryetari i bashkisë Skënderaj: Dëmi shkon deri në 10 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në Kosovë, kryetari i bashkisë Skënderaj:

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se 10 milionë euro është vlera e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Nura për Euronews Albania ka thënë se janë 10 fshatra dhe qyteti të përfshira nga vërshimet.

“Kryesisht, janë 10 fshatra që janë goditur, përfshirë qyteti i Skënderajt. Është dëmtuar jashtëzakonisht infrastruktura publike. Bëhet fjalë për 11 ura të shkatërruara totalisht, jashtë përdorimit. Rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, ku vlerësimi është 10 milionë euro dëme në total.” – tha Nura.

Ai ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën e dhënë.

“Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili më ka marrë në telefon dhe ka ofruar gatimshërinë. Njëkohësisht, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i cili ka bërë hapa të caktuar në drejtim të ofrimit të ndihmës, përmes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila ka ofruar gjendje gatishmërie afër kufirit me Kosovën.” , theksoi Nura.

Prishtine #Moti i keq ne Kosove kryetari i bashkisë Skënderaj