Aktualitet12 Dhjetor 2022, 09:10

Moti i keq në vend, qindra hektarë nën ujë dhe dhjetëra banesa pa energji elektrike; zonat që paraqesin probleme

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq në vend, qindra hektarë nën ujë dhe dhjetëra

Reshjet të shiut përgjatë 3 ditëve të fundit kanë krijuar problematika në disa zona të vendit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura , ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative.

Në Lezhë raportohet për 440 hektarë tokë të përmbytur, në fshatrat në Tresh, Balldren dhe në Gjonem. Në Vlorë, pasi reshjet e dendura të shiut bënë që lumi Vjosa të dilte mbrëmjen e djeshme nga shtrati te Pazari i Mifolit, sot paraqitet situatë më e normalizuar.

Raportohet se niveli i ujit në urën e Mifolit është 6 metra .Tendencat janë rënëse dhe nuk ka sipërfaqe nën ujë anës Vjosës. Lumi Vjosa është akoma në shtratin e saj .Ne urën e Memaliaj vijon rënia e nivelit në krahasim më dy orë më parë. Aktualisht në urën e Memaliaj niveli i ujit është nën 5 m.

Rreth 300 ha tokë e përmbytur në Qarkun e Shkodrës. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Guri Zi.

Në Fushë –Krujë, edhe pse reshjet kanë pushuar e niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Murqinës vijon të ketë sipërfaqe të mëdha të përmbytura dhe vijojnë të jenë të izoluara rreth 20 familje. Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend ne që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë duke bërë që niveli i ujit  mos të ulet.

Raportohet se qindra hektar tokë vijojnë te jenë nën ujë. Niveli i ujit nëpër ara është rreth 30 centimetra.

Aktualitet moti i keq