Aktualitet19 Janar 2023, 15:52

Moti i keq, nis rrëshqitja e dherave në rrugën Kardhiq-Devlinë vetëm 6 muaj pas inaugurimit

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, nis rrëshqitja e dherave në rrugën

Reshjet masive kanë shumë dëme në vendin tonë ditën e sotme. Probleme të theksuara janë hasur në rrugën Kardhiq-Delvinë vetëm 6 muaj pas inaugurimit.

Para tunelit të Skërficës janë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve, ku ka rrëshqitje dherash nga skarpatet anësore.

Shirat intensive kanë thelluar dhe më shumë problemet në këtë rrugë, ku në një zonë rreth 20 metra para tunelit ka rrëshqitje të vazhdueshme të dherave.

Në trasenë e rrugës ka dhe rënie gurësh duke vështirësuar qarkullimin, jo vetëm për shkak të shikueshmërisë së ulët nga reshjet, por edhe mungesë të ndriçimit.

Përmbytje masive ka pasur në Shkodër Dhe Lezhë, ku disa familje janë evakuuar.

Aktualitet i keq kardhiq delvie moti