Politike17 Shtator 2022, 16:17

Moti i keq/ Rithemelimi dhe Partia e Lirisë bashkojnë forcat kundër Ramës: Lëre propagandën në facebook, por shiko Shqipërinë nën ujë!

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut në gjithë vendin kanë shkaktuar problematika në disa zona në veri. Lidhur me këtë situatë ka reaguar rithemelimi i Berishës, i cili i kërkoi kryeministrit, Rama të lërë propagandën në Facebook dhe të dalë të shoh realitetin e Shqipërisë nën ujë.

Në një deklaratë për shtyp, rithemelimi është shprehur se po monitoron gjendjen në çdo qark dhe shtoi se situata paraqitet tragjike në disa zona.

Rithemelim gjithashtu akuzoi autoritete lokale se janë indiferent ndaj situatës dhe problematikave që kanë shkaktuar reshjet e dendura të shiut.

Ne do ndjekim çdo qark, çdo problematikë të banorëve, të cilët dëmtohen si pasojë e indiferencës së qeverisë dhe bashkive të tyre. I bëjmë thirrje Ramës të lërë llogjet në Facebook dhe të shohë Shqipërinë nën ujë, pa dritë, me vetëm një rrëke shi. Kryebashkiakët nuk janë më shumë se sekretarë të parë partie, të emëruar jo, të zgjedhur. U bëjmë thirrje banorëve të këtyre bashkive të mbajnë shënim gatishmërinë e tyre, sa herë paniku dhe rreziku u kanë trokitur te dera.’- tha Fjoralba Dizdari nga selia e PD.

Ndërkohë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e shkatuar nga moti i keq . Ai  shprehu solidaritet me banorët dhe iu bën thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë menjëherë.

“Solidaritet me banorët e Tropojës në këto momente kritike të përmbytjes! U bëj thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse të reagojnë menjëherë në ndihmë”, shkruan Meta.

Politike moti i keq opozita Rama