Moti i keq që ka përfshirë vendin, ka sjellë problem në disa zona. Banorët e Njësisë Admistarative Zall-Dardhë në Bashkinë Dibër, ditësh janë pa ujë të pijshëm.
Rrjeti i ujësjellësit nuk funksionon, pas uljes së temperaturave, duke bërë që banorët të mos kenë ujë në çezmat e tyre. Lajmi është konfirmuar dhe nga banori i fshatit Laskizë, Besim Hoxha, i cili ka thënë se ka njoftuar të gjitha autoritet vendore dhe ato qëndrore, po deri më tani asnjë masë nuk është marrë.
Bëhet e ditur se situata është problematike edhe në rrugët e fshatrave të kësaj njësie administrative, pasi shumica e rrugëve është mbuluar nga bora që arrin 20 cm dhe akulli. Banorët apelojnë për ndihmë pasi po shkojnë drejt izolimit të plotë.