Aktualitet19 Nëntor 2022, 22:35

Moti i keq/ Vonesa me udhëtimet drejt Barit, në Vlorë pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Vonesa me udhëtimet drejt Barit, në Vlorë pezullohet

Moti i keq pritet të përfshijë nesër vendin, ku priten dhe stuhi. Për këtë arsye, lundrimi në det do të jetë i kufizuar.

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se nisja e trageteve nga porti do të bëhet disa orë me vonesë.

“Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to”, thuhet ne njoftim.

Po ashtu pati një njoftim dhe për portin e Vlorës, pasi varkat e peshkimit janë ndalur të dalin në det për shkak të dallgëve.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datën 19-20-21-22 nëntor 2022 duke filluar nga ora 12:00 date 19 Nëntor në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën 5-6bft, 1.20-1.80m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

Është e ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 19-20-21-22 nentor 2022.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 22 nëntor 2022 ora 10:00”, njoftoi Kapiteneria e Vlorës.

Aktualitet anije Durrës moti i keq