Kosova12 Shtator 2022, 08:27

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Mot më stabil gjatë javës, me diell e vranësira. Të hënën me mundësi për riga lokale shiu.

Kështu ka parashikuar “Prishtina Weather”, për motin që do të mbajë sot dhe gjatë javës në Kosovë.

Temperaturat pas rënies në fillim të javës shënojnë rritje deri në 30C ditën e enjte.

Datat:

12.09 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu. Viseve të ulëta në mëngjes mund të ketë edhe kushte për mjegull/mjegullinë.

13.09 – Kryesisht me diell, pasdite edhe vranësira kalimtare.

14.09 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.

15.09 – Nxehtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.

14.09 – Shumë ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat fillimisht do të jenë të ulëta, duke shënuar një rritje të ndjeshme në pjesën e dytë të javës. Minimalet zbresin edhe deri në 8C e 9C ditëve të para, e më pas rriten deri në 16C ditën e premte. Edhe temperaturat maksimale në rënie, të hënën kapin vlera prej 20C e 22C, e deri të enjten shënojnë rritje në 30C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s, e nga dita e mërkurë ndryshon drejtimin në jugperëndim e shënon shpejtësi edhe deri në 13m/s ditën e premte.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e nga e premta me tendencë të rënies.

 

 

Prishtine Diell Kosova Noti Prishtine vranesira

Kosova