Sport25 Gusht 2019, 15:09

MotoGP: Marquez humb me fotofinish, përplasje e frikshme për Doviziozon

Shkruar nga Pamfleti
MotoGP: Marquez humb me fotofinish, përplasje e frikshme për

Kthesa e fundit po kthehet në një makth për pilotin spanjoll Marc Marquez, që nuk po arrin të fitojë më. Pasi humbi dy javë më parë garën e Austrisë në kthesën e fundit (triumfoi Doviziozo), kërë herë Marquez humbet garën e Silverstone (Angli), po me të njëjtin skenar.

Në kthesën e fundit ai u parakalua sot nga Alex Rins me Suzuki, që fitoi me “fotofinish” ndaj Marquez me Honda, i dyti, në fund të një dueli “rrotë mnë rrotë” mes dy pilotëve. Ata dueluan fort nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke dhuruar spektakël në pistë. I treti u rendit Maverick Vinales me Yamaha, ndërsa Rossi u rendit i katërti, pavarësisht se e nisi garën nga vendi i dytë.

Gara e botërorit tqë Moto GP zhvilluar sot në Silverstone ishte mjaft e bukur, me Rins dhe Marquez që garuan të shkëputur nga të tjerët. Emocione që në start, ku Quartararo rrëzohet dhe i pret rrugën Andrea Doviziozo, që gjithashtu del jashtë piste. Italiani i Ducati përfundon në qendrën shëndetësore për një kontroll.

Sport Mark Marquez