Sport19 Dhjetor 2022, 15:59

Motra e Ronaldos uron Argjentinën, nuk mbetet pas as Mbappe: Çfarë e ardhme brilante e pret!

Shkruar nga Pamfleti

Motra e Ronaldos uron Argjentinën, por nuk mbetet pas as Mbappe: Çfarë e ardhme brilante e pret!

Kupa e Botës në Katar kurorëzoi Argjentinën dhe Lionel Messin si kampionë të botës.

Përballja Francë – Argjentinë dhuroi goxha show dhe spektakël, ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta si për fituesit edhe francezët, të cilët vetëm humbës nuk mund të quheshin pas lojës që bën dje.

Mes figurave që uruan skuadrat ishte edhe motra e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo.

Në një postim në Instagram, Katia Aveiro, motra e superyllit portugez që i dha lamtumirën e parakohshme turneut, ka uruar argjentinasit për fitoren e tyre, duke theksuar se ishte Botërori më i keq, por me një fund të mrekullueshëm.

“Kupa e Botës më e keqe ndonjëherë, e cila fatmirësisht na dhuroi një finale të mrekullueshme. Çfarë loje. Urime Argjentinës”, tha motra e CR7, duke lavdëruar gjithashtu Kylian Mbappe.

“Mbappe nuk është i vërtetë. Çfarë e ardhme brilante e pret. E pabesueshme”, tha ajo për Kylian Mbappe.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Argjentina Cristiano Ronaldo Franca Kupa e Botës Kylian Mbappe Lionel Messi