Showbiz 1 Shtator 2018, 12:07

Mozzik uron në mënyrën më të ëmbël Loredanën: Urime ditëlindjen gruaja ime

Shkruar nga Pamfleti

Loredana dhe Mozzik bënë bujë me lajmin me lidhjen e tyre. Reperi nga Kosova dhe e dashura e tij Loredana kanë arritur të fitojnë zemrat e publikut shqiptar dhe kanë treguar se janë fiks për njëri-tjetrin. Tashmë të dy po shijojnë suksesin në karrierën e tyre si dhe në jetën private.
Ditën e sotme Loredana feston ditëlindjes e saj dhe në këtë ditë nuk mund të mungonte një urim nga Mozzik. Reperi ka postuar një foto në “Instagram” ku shfaqet pranë saj dhe për ta uruar ka shkruar këto fjalë:

“Urime ditëlindjen gruaja ime. Qofsh e lumtur dhe e gëzuar deri në frymën e fundit së bashku me mua”.

Kujtojmë se sipas fjalëve që po qarkullojnë kjo ditëlindje është më e veçanta për Loredanën, pasi përflitet se modelja është në pritjen e ëmbël.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Loredana Mozzik