Atalanta siguroi një fitore të madhe të mërkurën në Champions League. Ekipi italian mposhti 0-2 Liverpulin në “Anfield”, një sfidë ku Berat Gjimshiti ishte ndër më të mirë në fushë.
Tani do të tentohet rikthimi te fitorja në kampionat, pas dy barazimeve me Interin dhe Spezian. Bergamaskët presin nesër në shtëpi Veronën, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Serisë A.
Por Aleksej Mirançuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Një lajm i keq për trajnerin Gasperini, teksa mesfushori rus ka nisur menjëherë karantinën.
Në komunikatën zyrtare, Atalanta bën të ditur se të gjithë pjesëtarët e klubit do t’i nënshtrohen tamponëve mbrëmjen e sotme, me shpresën që të mos ketë lojtarë të tjerë të infektuar.