Bota 8 Shkurt 2023, 09:40

Mrekulli 48 orë pas tërmetit, nxirret e gjallë nga rrënojat e gjithë familja në Siri

Shkruar nga Pamfleti
Mrekulli 48 orë pas tërmetit, nxirret e gjallë nga rrënojat

Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri vazhduan kërkimin e tyre të dëshpëruar këtë mëngjes për të mbijetuarit e bllokuar brenda rrënojave të shtëpive të tyre, të rrëzuara nga tërmetet katastrofike të së hënës, ndërsa numri i të vdekurve i është afruar shifrës 9,000 viktima.

Përkundër të gjitha gjasave, ekipet e kërkimit nxorën shumë të plagosur nga rrënojat, më shumë se 48 orë pas tërmetit fillestar me magnitudë 7.8.

Kjo përfshinte një familje të tërë siriane që u gjetën të gjallë pas 2 ditësh të bllokuar në errësirë e në të ftohtë.

Megjithëse skena të tilla janë shpresë-dhënëse, shumë të tjerë janë ende të bllokuar nën grumbujt e mëdhenj të betonit e koha është në limitet e saj për t’i shpëtuar ata.

Bota #familja shpeton mrekulli Siri