Bota 7 Shkurt 2023, 11:44

Mrekulli në Turqi, ekipi shpëton vogëlushin që e kishte zënë gjumi në gërmadha

Shkruar nga Pamfleti
Mrekulli në Turqi, ekipi shpëton vogëlushin që e kishte

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Deri më tani raportohet për mbi 4800 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare.

Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 3.381 të vdekur të vdekur dhe 15.834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur.

Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.

Mediat në Turqi kanë publikuar një video që tregon momentin kur ekipet e shpëtimit i kanë dhënë ndihmë një fëmije të bllokuar nën gërmadha.

Sipas asaj që raportojnë mediat, në momentet që u arrit nga ekipet e shpëtimit, fëmija pyeti i habitur se ç’po ndodhte, gjë që shkaktoi edhe të qeshura mes personave të angazhuar në operacionin e shpëtimit. “Mirëmëngjes”, i thanë ata vogëlushit.

Fëmijën e kishte zënë gjumi nga rraskapitja dhe ekipet e shpëtimit e gjetën në gjumë. Pasi u nxor nga gërmadhat, vogëlushi u dërgua në spital për kujdes shëndetësor.

 

Bota Termet TURQI vogelush