Bota 7 Shkurt 2023, 13:09

Mrekulli në Turqi, nxirret pas 29-orësh e gjallë foshnja dy muajshe

Shkruar nga Pamfleti

Turqia prej mëngjesit të djeshëm vazhdon të përballet me pasoja katastrofike nga tërmeti shkatërrues. Teksa orët kalojnë, numri i personave që humbin jetën rritet, ndërsa ka prej atyre që “jeta i thërret” dhe një rast i tillë ka ndodhur më një foshnjë dy muajshe.

Foshnja u nxor e gjallë pas 29 orësh nga rrënojat e pallateve të shembura. Pamjet janë shpërndarë më shpejtësi në rrjet. Në pamje shquhet ekipi i shpëtimit, i cili merr foshnjën dhe e fut në një ambulancë, ndërsa një prej tyre e fut foshnjën në xhupin e tij dhe më pas e mbulojnë me batanije.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Deri më tani raportohet për mbi 4800 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare.

Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 3.381 të vdekur të vdekur dhe 15.834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.

Bota 2 muajshe foshnja TURQI