Sport12 Prill 2019, 10:17

Mrekullia e ka emrin David Neres. Arsenal dhe të mëdhenjtë e Evropës në garë për të

Shkruar nga Pamfleti
Mrekullia e ka emrin David Neres. Arsenal dhe të mëdhenjtë e

Arsenali është në betejë për sulmuesin e Ajaxit, David Neres. Futbollisti brazilian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropian me paraqitjet në kampionatin holandez si dhe në ligat evropiane.

“The Telegraph” shkruan sot se klubi londinez ka vazhduar përpara rivalëve në garën për sulmuesin brazilian të Ajaxit, Neres.

Lojtari 22-vjeçar me tetë gola në ligën elitare vendore dhe 11 asistime, tërhoqi vëmendjen e Borussia Dortmundit, Paris-Saint Germainit, Evertonit dhe Liverpoolit.

Por, Arsenali thuhet se është në përparësi për blerjen e lojtarit që preferon të kalojë te Gunnersave para klubeve të lartcekura. Neres vlerësohet rreth 32 milionë euro në tregun e transferimeve të lojtarëve.

Sport Ajax Arsenal David Neres