Showbiz13 Janar 2023, 17:34

“Mua nuk më bën dot presion”/ Debate në shtëpinë e “Big Brother”, Mikela përplaset me Oltën e Kristin, Luizi me Armaldon

Shkruar nga Pamfleti
“Mua nuk më bën dot presion”/ Debate në

Situata në shtëpinë e “Big Brother” është tensionuar pas puntatës së të martës, ku Luiz Ejlli u akuzua se ka mashtruar për sëmundjen e tij. Kjo ka sjellë krisje në raportet e tij me disa prej banorëve, duke shkaktuar debate të shumta.

Fillimisht ishte Mikela, ajo e cila debatoi me Oltën dhe Kristin, duke i akuzuar se në vend që t’i rrinë afër Kiarës tani që është sëmurë, shkojnë dhe i bëjnë analizën për situatën me Luizin.

Turp t’ju vijë! Në këtë gjendje vini dhe i bëni analizë, seriozisht e keni?”, tha Mikela. Më pas ndërhyri Luizi duke paralajmëruar Oltën: “Veç u gdhifsha këtu të dielën se do e shohin këta”.

Këngëtari ka përsëritur të njëjtën shprehje edhe gjatë një bisede me Kiarën. “Mos u zgjofsha këtu të dielën, Olta Gixhari”, ka shtuar ai.

Ndërkohë Luizi ka nisur një debat edhe me tenorin Armaldo. Këngëtari i tha maestros që të bënte kujdes me humorin, por Armaldo ju kthye ashpër: “Mua nuk më bën dot presion dhe as nuk më intimidon dot, nuk të shkon kjo me mua! Se kur bën ti humor ne e dëgjojmë, kurse kur bëjme ne ty të djeg”.

Showbiz Big Brother debate luizi