Aktualitet28 Nëntor 2022, 22:54

“Mund të jetë dhuratë”, Kreshnik Spahiu: Të përgatitemi për bashkim kombëtar

Shkruar nga Pamfleti
“Mund të jetë dhuratë”, Kreshnik Spahiu: Të

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu thotë se shqiptarët duhet të përgatiten për bashkim kombëtar.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se korrigjimi i kufijve mund të mos bëhet vetëm për Kosovën, por edhe për Maqedoninë e jugun e Serbisë dhe shtoi se mund të jetë dhuratë për shqiptarët.

Nuk mund të them, dëmtohemi apo fitojmë nga korrigjimi i kufijve, por di të them që ne duhet të jemi të përgatitur për një studim, në qoftë se ne na vihet në tryezë me detyrim, rishikimi i kufijve. Rilindasit tanë, patriotët shqiptarë kanë luftuar me dekada për të korrigjuar kufijtë në Ballkan. Tani, vjen një moment që korrigjimi i kufijve mund të jetë një dhuratë dhe ne themi dëmtohemi nga korrigjimi.

Ne duhet të jemi të përgatitur, se nëse korrigjimi nuk bëhet vetëm për ndarjen e Kosovës, po korrijgimi bëhet edhe për Maqedoninë, edhe për jugun e Serbisë, shqiptarët fitojnë. Nuk ka diplomaci që vetëm të fitosh. Kosova është e lirë dhe e pavarur si pasojë e përpjekjeve dhe luftës së UÇK-së, por edhe luftës së SHBA-ve dhe NATO-s, të cilat sakrifikuan miliarda euro dhe futën ushtrinë e tyre si rrallë herë. Ishin në kohën dhe vendin e duhur. Por freedom for free nuk ka, ku ka liri dhe pavarësi ta marrësh falas?”, theksoi ai.

Aktualitet bahskimi kombetar Kreshnik Spahiu