Politike 9 Maj 2022, 16:27

“Mund të na akuzojnë se jemi edhe të Enver Hoxhës”, Saimir Korreshi: Deputetët të vijnë të gjithë në mbledhje, të tregojnë burrni

Shkruar nga Pamfleti
“Mund të na akuzojnë se jemi edhe të Enver

Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të diskutojnë në mbledhje grupi për presidentin e ri. Pavarësisht se një numër i konsiderueshëm nuk morën pjesë, deputetët janë duke folur secili, me qëllim arritjen e një konkluzioni se si duhet të veprohet për presidentin e ri.

Deputeti Saimir Korreshi, duke u ndalur te bojkoti i mbledhjes, ka thënë se të gjithë duhet të vijnë dhe të tregojnë burrninë e tyre.

“Grupi Parlamentar të vijë këtu, të gjithë. Kjo është burrni. Te votojmë te gjithë këtu. Edhe për kreun e grupit edhe për qëndrimin e presidentit. Na thonë jeni pakica. Hajdeni këtu të votojmë te gjithë, kjo është qëndrim. Ne qenkemi të Ramës, tani do na quajnë të Enver Hoxhës. Këta s’qenkan”, mësohet të jetë shprehur Korreshi.

Ajo që vihet re është se PD është ndarë në 3 klane. Disa deputetë janë me Alibejan, disa me Berishën dhe disa të tjerë qëndrojnë në mes.

Politike #korreshi grupi PD