
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka vizituar ditën e sotme Hiroshimën. Ky qytet, i cili është shkatërruar tërësisht në 6 gusht të vitit 1945 nga një bombë nukleare amerikane, e para e përdorur ndonjëherë dhe që praktikisht detyroi kapitullimin e perandorisë japoneze, është kthyer prej kohësh në një simbolikë të frikshme për të gjithë njerëzimin.
Nga atje, Kishida ka deklaruar se probabiliteti që Rusia të përdorë armë bërthamore po bëhet dita-ditës më konkrete. Ai ndodhej aty së bashku me ambasadorin amerikan Rahm Emanuel, përballë të cilit pohoi se horrori i armëve bërthamore nuk duhet të përsëritet më kurrë.
Ndërkohë ambasadori Emanuel, dikur shef i kabinetit i presidentit Obama dhe nga zërat më me peshë të demokratëve, shtoi se po jetojmë në kohëra të paprecedentë, ku Rusia kërcënon përdorimin e armëve bërthamore, diçka që dikur ishte e paimagjinueshme.
Ambasadori shtoi se Hiroshima është shembulli që na mëson se është totalisht e paarsyeshme për çdo komb të bëj një kërcënim të tillë.