Politike 2 Shkurt 2023, 10:45

Mungesa e Ramës fut në sherr Kuvendin, Tabaku replika me Nikollën: E keni kthyer Parlamentin në zyrë të qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Mungesa e Ramës fut në sherr Kuvendin, Tabaku replika me

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në interpelancën urgjente të kërkuar nga PD ka futur në sherr  socialistët dhe demokratët.

Gjatë seancës plenare, e nisi me debat e kaos, u përfshinë sot edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku.

Tabaku e konsideroi antikushtetuese heqjen e të drejtës së fjalës për deputetët e opozitës, ndërsa kërkoi mbledhjen e konferencës së kryetarëve për mocionin me debat me Kryeministrin Rama për cëshjen McGonigal.

Disa e kanë seriozisht parlamentin. Vijmë të flasim të diskutojmë e debatojmë. Javën e kaluar iu hoq fjala gjysmës së deputetëve. Parlamenti s’mund të kthehet në zyrë të qeverisë. Të drejtën e fjalës s na e hiqni dot. Sot kemi nevojë për transparencë. Ofroini qytetarëve të vërtetën. Heqja e fjalës është antikushtetuese. Askush s ka të drejtë të heqë të drejtën e fjalës. Kërkesën për mocion unë besoj na takon konferencës të mblidhemi të diskutojmë. Ligjet e tjerë për florën, faunën etj, janë shumë të rëndësishme,por lëri deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre.”- tha Tabaku.

Në përgjigje, kryeparlamentarja Nikolla u shpreh se sipas rregullorja e përcakton qartë kërkesën për mocion me debat.

Kur vjen kërkesa, janë tre ditë për të thirrur Konferencën e Kryetarëvë. Kërkesa ka ardhur dje. Rregullorja e përcakton qartë. Interpelanca është future në pikën e parë të rendit të ditës. Ndaj mos mbajmë ligjërime sikur medemek po respektojmë rregulloren.” –u shpreh Nikolla.

Politike Kuvendi Rama tabaku