Politike23 Dhjetor 2022, 12:27

Mungoi në festën e PS, Damian Gjiknuri për Ahmetajn: Nuk mbaj shënim kush vjen e kush nuk vjen

Shkruar nga Pamfleti
Mungoi në festën e PS, Damian Gjiknuri për Ahmetajn: Nuk mbaj

Mungoi në festën e PS, Damian Gjiknuri për Ahmetajn: Nuk mbaj shënim kush vjen e kush nuk vjen

Damian Gjiknuri tha se nuk ka asnjë distancim të Partisë Socialiste nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, edhe pse ai mungoi në një festë të kësaj force politike pak ditë më parë. “Nuk mbajtëm shënim kush erdhi, kush nuk erdhi në festë”, tha Gjiknuri në një konferencë për mediat.

I pyetur për situatën e Ahmetajt, emri i të cilit është lidhur me personat e shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri shtoi: “Ju e dini që ka një hetim. Nuk ka pse të komentoj akuzat që ngrihen. Në Shqipëri ka një tendencë që gjyqi të bëhet mediatik dhe publik, por procesi i vërtetë ligjor është në organet e drejtësisë. Është një organ që qeveria nuk e kontrollon, që ka marrë në përgjegjësi penale figura të larta. Ka vetëm një të vërtetë, që organet janë duke hetuar dhe rezervohem të mos bëj komente”.

Politike #mungesa e Ahmetajt ne feste Damian gjiknuri