alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Mungojnë 116 prokurorë në sistem”! Olsian Çela raporton në KLP: Tirana rekord procedimesh; kush janë prokuroritë me performancën me të dobët

16/05/2022, 14:20
ne Aktualitet, Tirana
A A
“Mungojnë 116 prokurorë në sistem”! Olsian Çela raporton në KLP: Tirana rekord procedimesh; kush janë prokuroritë me performancën me të dobët

“Mungojnë 116 prokurorë në sistem”! Olsian Çela raporton në KLP: Tirana rekord procedimesh; kush janë prokuroritë me performancën me të dobët

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e bërë nga institucioni që ai përfaqëson për vitin 2021.


-Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në Kukës? Fluks vizitash në spital, qytetarët me bark, të vjella e temperature. Dyshohet helmim nga uji

Investigimi i “BIRN”: Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

Sipas raportit të dorëzuar, janë mbartur 18 mijë 192 dosje nga viti 2021 dhe shkak për këtë është bërë pandemia. Ndërkohë, janë mbyllur 25 mijë dosje.

“Viti që kaluam rezultoi të ishte sërish i vështirë për shkak të kohëzgjatjes së pandemisë, e cila ndikoi dhe krijoi probleme edhe në funksionimin e sistemit të prokurorisë, por edhe për shkak të largimeve të prokurorëve nga detyra për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar që krijoi mjaft vakanca në sistem. Megjithatë prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse të prokurorisë e përballuan këtë situate”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Për sa i përket performancës së prokurorive, Tirana mban rekord me 9149 procedime të regjistruara pranë gjykatës së shkallës së parë. Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë, nën 70 %. Ndërsa performanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier.

Të dhënat sipas secilës prokurori për vitin 2021 që tregojnë totalin (volumin e punës) janë: 18192 çështje të mbartura, 28349 çështje të regjistruara, 934 çështje të rifilluara dhe 13501 procedime të mosfilluara.

I ndalur te vakancat në sistemin e drejtësisë prej pandemisë por edhe largimet e prokurorëve si pasojë e vettingut, Çela vuri në dukje se prokurorive me juridiksion të përgjithshëm u mungojnë 116 prokurorë.

“Përgjatë vitit 2021, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 205, tregues që evidenton se 116 prokurorë i mungojnë prokurorive me juridiksion të përgjithshëm. Gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas nivelit të prokurorive ka qenë: 177 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 110 prokurorë më pak për shkak të vakancave, 16 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit ose 10 prokurorë më pak për shkak të vakancave, dhe 9 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme ose 8 prokuror më pak për shkak të vakancave. Krahasuar vetëm me vitin 2019 1 shifra në ulje në numrin faktik në total është përkatësisht prej 33,66 % e prokurorëve.

Në kushtet e një situate kritike vazhduese të mungesës së kapaciteteve funksionale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm të krijuar nga vakancat e prokurorëve në procesin e vetingut, Prokurori i Përgjithshëm në vijim të punës së nisur për shmangien e efekteve të krijuara nga ulja e numrit të prokurorëve për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar, për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar në sistemin e prokurorisë, me shkresën nr.1434, datë 24.09.2021 i ka kërkuar Komisionit të Policisë Gjyqësore rritjen në 250 të numrit organik të oficerëve të policisë gjyqësore në seksionet pranë prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe kryerjen e procedurave për emërimin e tyre sipas nevojave në disa prokurori.

Ndërkohë Komisioni ka caktuar numrin e përgjithshëm prej 250 oficerë të Policisë Gjyqësore të Seksioneve të Policisë Gjyqësore në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si dhe pas kryerjes së procedurave të konkurimit është mundësuar emërimi i 25 oficerë të policisë gjyqësore në 2 Neni 20 në lidhje me nenin 38 pika 2 shkronja “e” e ligjit nr.97/2016;  6 seksionet pranë prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, për të lehtësuar dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve në përballimin e volumit të punës në rritje, në ato prokurori të cilat aktualisht janë të mbingarkuara me kryerjen e hetimeve, ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e çështjeve në gjykim.

Gjithashtu, krahas plotësimit të vakancave me prokurorë nga Shkolla e Magjistraturës, në kuadrin e miratimit shpresojmë së afërmi të hartës së re gjyqësore jemi angazhuar për marrjen e masave që nevojiten për përmirësime në infrastrukturë nëpërmjet rritjes të kapaciteteve akomoduese me ambjente pune për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve, administratën dhe shërbimet mbështetëse në prokurori, me synim për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar dhe pëmirësuar kushtet e punës, në gjithë sistemin e prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm”, theksohet në raport.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Çfarë po ndodh në Kukës? Fluks vizitash në spital, qytetarët me bark, të vjella e temperature. Dyshohet helmim nga uji
Aktualitet

Çfarë po ndodh në Kukës? Fluks vizitash në spital, qytetarët me bark, të vjella e temperature. Dyshohet helmim nga uji

26/06/2022, 17:13
Aktualitet

Investigimi i “BIRN”: Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

26/06/2022, 15:23
Dalin rezultatet e matematikës, 234 maturantë marrin 10 absolute; Kukësi thyen rekord
Aktualitet

Dalin rezultatet e matematikës, 234 maturantë marrin 10 absolute; Kukësi thyen rekord

26/06/2022, 14:43
Harta e re gjyqësore, avokatët e Gjirokastrës shtyjnë bojktotin e seancave deri më 29 qershor
Aktualitet

Harta e re gjyqësore, avokatët e Gjirokastrës shtyjnë bojktotin e seancave deri më 29 qershor

26/06/2022, 13:00
220 mijë shqiptarë ikën emigrantë në 6 vite, zvogëlohet fuqia punëtore; bujqësia në duart e të moshuarve
Aktualitet

220 mijë shqiptarë ikën emigrantë në 6 vite, zvogëlohet fuqia punëtore; bujqësia në duart e të moshuarve

26/06/2022, 12:45
Rama dhe Kumbaro paralajmërojnë shitësit: Nga 1 korriku nis zbatimi i gjobave për ata që përdorin qese plastike!
Aktualitet

Rama dhe Kumbaro paralajmërojnë shitësit: Nga 1 korriku nis zbatimi i gjobave për ata që përdorin qese plastike!

26/06/2022, 12:30
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Qëlluan me thikë emigrantin shqiptar në Londër, arrestohen 3 persona mes tyre edhe një femër

Qëlluan me thikë emigrantin shqiptar në Londër, arrestohen 3 persona mes tyre edhe një femër

BIRN: ‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

BIRN: ‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

Lajmi i Dites

SHBA nis ‘operacionin’ “post Rama”: Udhëheqja e re, nga diaspora?!

SHBA nis ‘operacionin’ “post Rama”: Udhëheqja e re, nga diaspora?!

23/06/2022, 12:27

Lajmet e fundit

Udhëheqësit botërorë në samitin e G7 në Gjermani

Samiti i G7 në Gjermani/ Liderët më të fuqishëm të botës mblidhen për të vendosur “fatin e luftës”, Putin hakmerret ndaj Kievit

26/06/2022, 17:18
Çfarë po ndodh në Kukës? Fluks vizitash në spital, qytetarët me bark, të vjella e temperature. Dyshohet helmim nga uji

Çfarë po ndodh në Kukës? Fluks vizitash në spital, qytetarët me bark, të vjella e temperature. Dyshohet helmim nga uji

26/06/2022, 17:13

A është lufta e Putinit ajo që po i rrit çmimet?

26/06/2022, 16:50
Udhëheqësit e G7 mblidhen për drekë në ditën e parë të një samiti në Kështjellën Elmau në  Gjermani

 “Të zhvishemi që të tregojmë se jemi më të fortë”, liderët e G7 tallen me foton e Putinit

26/06/2022, 16:33
90 mijë euro për “kokën” e Dumanit e të vëllait, zbardhen detajet si dështoi në 2020 plani për vrasjen e tyre

90 mijë euro për “kokën” e Dumanit e të vëllait, zbardhen detajet si dështoi në 2020 plani për vrasjen e tyre

26/06/2022, 16:31

Vrasja e Aleksandër Sadikajt/ Zbardhen detaje nga hetimet, si sherri për shitjen e 100 kg drogë mund të ketë çuar në eliminimin e të riut

26/06/2022, 16:15

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In