Sport21 Maj 2022, 18:29

Mungojnë vetëm detajet e fundit, Strakosha firmos kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti
Mungojnë vetëm detajet e fundit, Strakosha firmos kontratë

Mungojnë vetëm detajet e fundit, Strakosha firmos kontratë 4-vjeçare me skuadrën e Premier Ligës

Portieri i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha është gati t’i thotë “lamtumirë” Lacios pas gjashtë sezonesh. 

Gardiani kuqezi është pranë akordit me skuadrën londineze të Fulhamit. 

Klubi që siguroi ngjitjen në Premier Ligë ka marrë pëlqimin e portierit shqiptar dhe mungojnë detajet e fundit të këtij operacioni, ku thuhet se 27-vjeçari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare. 

Strakosha do të përshëndesë kështu Lacion, pas 207 prezencave me skuadrën e parë, ku ka arritur të fitojë dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. 

Në akademinë e ekipit nga kryeqyteti italian ka fituar kampionatin dhe Kupën. 

Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanelën bardhekaltër në Serinë A, portieri i Shqipërisë është aktivizuar në total në 22 ndeshje. 

Sport Fulham portieri i kombëtares shqiptare Tomas Strakosha