Pritet vetëm zyrtarizimi, por nuk ka më asnjë dyshim që Victor Osimhen do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit. Kështu raporton ”Football Italia”, ku sipas kësaj të përditshmje ka mbetur pa u hedhur e zeza mbi të bardhë. Lille kërkon 80 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar, por bisedimet mund të bëjnë që të ketë ndonjë ulje. Tratativat janë në fazën finale dhe po tentohet të gjendet një rrugë që kënaq të dyja palët.
Me skuadrën franceze ai fitonte 800 mijë euro në sezon, ndërsa nga kontrata 5-vjeçare me Napolin do të arkëtojë 5 milion euro në sezon. Afrimi i Victor Osimhen i hap rrugën largimit të Milik. Sulmuesi polak ka shumë admirues në merkato, por me shumë mundësi do të zgjedhë mes Juventus dhe Atletico Madrid.