Sport 9 Maj 2022, 20:24

Murinjo befason Kumbullën para sfidës me Fiorentinën, njihuni me titullarët e ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti
Murinjo befason Kumbullën para sfidës me Fiorentinën, njihuni me

Murinjo befason Kumbullën para sfidës me Fiorentinën, njihuni me titullarët e ndeshjes

Në Firence do të luhet në orën 20:45 takimi  mes Fiorentinës dhe Romës. Pak më parë, për këtë takim të Serisë A, trajnerët Italiano dhe Murinjo kanë vendosur titullarët. 

Tekniku i kryeqytetasve ka lënë në stol Kumbullën. Mbrojtësi shqiptar do e nisë nga stoli dhe me gjasë, do aktivizohet në pjesën e dytë. 

Roma ka grumbulluar 59 pikë dhe është në vendin e gjashtë. Fiore është momentalisht jashtë Europës, pasi gjendet e teta në rënditje. Ky është takimi i vetëm i rezervuar për sot. 

Formacionet: 

Fiorentina (4-3-3) – Terraçiano; Venuti, Milenkoviç, Igor, Biragi; Bonaventura, Amrabat, Dunkan; Gonzalez, Kabral, Ikone. 

Roma (3-5-2) – Rui Patricio; Mançini, Smolling, Ibanez; Karsdorp, Kristante, Oliveira, Veretut, Zalevski; Pelegrini, Abraham 

Sport Fiorentina Roma Seria A