Sport15 Gusht 2022, 17:20

Murinjo bën të njëjtën gjë si sezonin e kaluar, “Special One” iu blen 60 pica lojtarëve dhe stafit për suksesin ndaj Salernitanës

Shkruar nga Pamfleti
Murinjo bën të njëjtën gjë si sezonin e kaluar,

Murinjo bën të njëjtën gjë si sezonin e kaluar, “Special One” iu blen 60 pica lojtarëve dhe stafit për suksesin ndaj Salernitanës

Zhoze Murinjo duket se ka qenë shumë i lumtur pas fitores së Romës në ndeshjen e parë të kampionatit, përballë Salernitanës.

Një vit më parë portugezi kishte vendosur të festonte suksesin 4-0 të Romës së tij ndaj Salernitanas, duke shijuar një picë të këndshme dhe duke pirë Coca-Cola në trenin e kthimit për në kryeqytet, gjë të cilën e zbuloi vetë “Special One” me një video të postuar në profilet e tij sociale.

Po të njëjtën gjë, ai ka vendosur ta bëjë edhe këtë sezon ndaj lojtarëve dhe stafit të tij duke blerë 60 pica dhe duke ja shpërblyer për startin pozitiv të Serisë A.

Të njëjtën gjë, portugezi e bëri edhe sezonin e shkuar, pasi triumfoi përballë Fiorentinës në ndeshjen hapëse.

Roma ka kryer një merkato të fuqishme këtë verë dhe shikohet si një nga pretendentet për fitimin e kampionatit.

Sport Roma trajneri portugez Zhoze Murinjo