Sport 1 Gusht 2018, 13:08

Murinjo dhe Junajtid bëhen armiq, portugezi numëron orët e qëndrimit në Mancester dhe “divorci” duket i pashmangshëm

Shkruar nga Pamfleti
Murinjo dhe Junajtid bëhen armiq, portugezi numëron orët e

Murinjo dhe Junajtid bëhen armiq, portugezi numëron orët e qëndrimit në Mancester dhe “divorci” duket i pashmangshëm

Hoze Murinjo i kishte vënë kush klubin blerjen e pesë lojtarëve të fuqishëm. Më pas kjo kërkesë zbriti në dy të tillë e në fund Murinjo deklaroi se do të ndihej i kënaqur sikur klubi të bënte të paktënm një blerje. Këto deklarata kanë tronditur nga themelet Mancester Junajtid, ku zyrtarët janë ndjerë të fyer dhe ka një përplasje në distancë me Murinjon, ndërsa mediat angleze shkojnë deri atje sa thonë që Murinjo i ka orët e numëruara në krye të “Djajve të kuq” anglezë.

Referuar mediave britanike, ditët e fundit, “The Special One” nuk i ka kursyer deklaratat kundër klubit sa i përket merkatos dhe lojtarëve për paraqitjen e tyre në këtë fazë përgatitore, me Valencian e Martial në krye.

Këto probleme kanë shtuar zërat për një pushim nga puna të portugezit, pas zërave të krisjes së marrëdhënieve mes tij dhe drejtorit ekzekutiv të klubit, Ed Vudvard. E sipas mediave angleze, United duket se e ka gati emrin e parë për të zëvendësuar Murinjon. Dhe ai është as më pak e as më shumë, por një tjetër ish-tranjer i Realit, Zinedine Zidane.

Menjëherë pas tërheqjes nga drejtimi i “Los Blancos”, Zizu ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë pushim pas përvojës 3- vjeçare në Madrid, por mbase një klub historik si Mancester Junajtid dhe ai që konsiderohet si kampionati më i fortë në botë, Premier Liga angleze, mund ta bëjnë të ndryshojë mendje.  Ka vënë si kush datën 10 gusht që të bëhen dy blerje, në të kundërt palët shkojnë drejt një divorci të pashmangshëm. /Pamfleti Sport

Sport