Sport28 Maj 2022, 19:55

Murinjo dhuron ‘shou’ edhe si shofer autobusi, por portugezi për pak rrezikoi përplasjen me policinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Murinjo dhuron ‘shou’ edhe si shofer autobusi, por portugezi

Murinjo dhuron ‘shou’ edhe si shofer autobusi, por portugezi për pak rrezikoi përplasjen me policinë (Video)

Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo nuk është përmbajtur në festimet, pas suksesit të arritur në finalen e Tiranës, ku Roma e tij fitoi Ligën e Konferencës. 

Tekniku portugez është shfaqur në një video, ku shihet duke drejtuar autobusin e skuadrës në rrugët e qytetit, përpara paradës që skuadra kreu në qendër të Romës. 

Murinjo shihet duke frenuar disa herë nëpër rrugë për të frikësuar lojtarët e skuadrës që ishin brenda autobusit, deri sa njeri prej tyre e lajmëron se duhet të kthehen, pasi kanë harruar trajnerin e portierëve, Nuno Santos. 

Por, në një moment, portugezin e kapi paniku, pasi nuk po arrinte të frenonte, ndërsa fare pranë tij kishte edhe forcat e rendit. Githsesi në fund ia doli me sukses! 

Episodi është bërë viral në rrjet, me Murinjon që është shfaqur edhe një herë tjetër i paparashikueshëm. 

Jose Mourinho got to drive the Roma parade bus before the parade started ??? pic.twitter.com/jEQS67N2Ck

— J (@MourinhoPics) May 27, 2022

Sport trajneri i Romës Zhoze Murinjo