Sport 1 Gusht 2018, 14:58

Murinjo thumbon sërish Kristiano Ronaldon: Reali më i rëndësishëm se cdo lojtar

Shkruar nga Pamfleti
Murinjo thumbon sërish Kristiano Ronaldon: Reali më i

Murinjo thumbon sërish Kristiano Ronaldon: Reali më i rëndësishëm se cdo lojtar

Hoze Murinjo vijon të shkaktojë debate në lidhje kudo e me cdo gjë. Së fundmi ka thumbuar edhe yllin portugez Kristiano Ronaldo që braktisi Realin e Madridit dhe u bë pjesë e Juventusit në Serie A. Trajneri i Mancester Junajtidt është pyetur për largimin e Kristiano Ronaldos nga Madridi dhe përgjigja e tij ka qenë e shkurtër. “Real Madridit do t’i mungojë ai, natyrisht, por klubi është më i madh se çdo lojtar”, u shpreh Murinjo.

Tekniku portugez pati nderin që ishte trajneri i parë që e mposhti Realin e Madridit e Julen Lopeteguit, mbrëmë në ndeshjen e turneut miqësor parasezonal, International Champions Cup, me rezultat 2-1. Ai tha pas ndeshjes se ky version i Real Madridit nuk është ajo çfarë njerëzit do të shohin gjatë sezonit. “Ky nuk ishte Real Madridi. As nuk ishte Mancester Junajtid im. Shumë lojtarë munguan. Nuk është koha të vlerësojmë asgjë. Kjo fitore do të ishte e rëndësishme në Ligën e Kampionëve, por jo sot”, shtoi ai.

Duhet thënë se marrëdhëniet midis Murinjos dhe Ronaldos janë kontradiktore dhe ka pasur raste që Murinjo ka ngritur në “qiell” Ronaldo brazilianin, ose Fenomenin, ndërsa CR7-ën e ka fshirë nga komentet e tij për shumë kohë, megjithëse nuk ia zbeh vlerat si lojtar i madh. /Pamfleti Sport

Sport