
Në dosjen hetimore të operacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në bashkëpunim me EUROJUST, janë zbardhur përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës.
Sipas SPAK hetimet u kryen në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bergamos, në Itali, e cila është mbështetur nga Eurojust dhe Europol.
Si rezultat i veprimeve hetimore u u vendos caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” për 20 persona dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për 1 grua.
Në dosjen hetimore të publikuar nga mediat, njëri prej tre drejtuesve të grupit të strukturuara kriminal, Emirjan Beu e kishte pseudonimin Noizy, për shkak të ngjashmërisë në pjesën e buzëve me këngëtarin Rigels Rajku.
Nga dosja janë mundur të transkriptohen dhe kodet që përdornin anëtarët e grupeve kriminale në shkëmbimin e lëndëve narkotike ose parave ku mes tyre simboli “S” tregonte lëndën narkotike të marjiuanës me origjinë nga Spanja.
Simboli “A” përdorej për të identifikuar marijuanën me origjinë nga Shqipëria.
Fjala “copë” përdorej në vend të “gramit” për lëndët narkotike.
Fjala “tym” ose “çokollate” përdorej për lëndën narkotike hashash.
Fjala pako përdorej për treguar kilogramët. Ndërsa fjala lekë ishte zëvendësimi për fjalën euro.
Fjala mushka ishte kodi i përdorur për korrierët.