Aktualitet10 Maj 2018, 19:38

Mustafaj: Rama do Turqinë dhe Erdoganin, por shqiptarët janë pro europianë

Shkruar nga Pamfleti
Mustafaj: Rama do Turqinë dhe Erdoganin, por shqiptarët janë pro

Mustafaj: Rama do Turqinë dhe Erdoganin, por shqiptarët janë pro europianë

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë Turqia, por Bashkimi Europian. Sipas Mustafajt, Edi Rama mund ta ketë përzemër Turqinë dhe Presidentin Erdogan, por populli shqiptar është pro europianë dhe kjo është një pengesë që Rama ta çojë Shqipërinë drejt Turqisë.

“Mund të kemi 3 aleatë strategjikë, por jo kaq të ndryshëm. Për herë të parë përcaktimi i Turqisë si aleat strategjik është bërë nga programi i Partisë Socialiste dhe Edi Rama. Edi Rama shpalli edhe se do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverive të Shqipërise dhe Turqisë.

Kjo ngjalli një shqetësim shumë të madh në BE dhe vende të tjera. Fakti që nuk është realizuar një mbledhje e tijllë, është produkt i këtij presioni. Rama, përtej çfarë i do zemra, ka dy pengesa të rëndësishme, për ta orientuar Shqipërinë drejt Turqisë, së pari opinion publik shqiptar që është pro europian.

Në dominancën e vet opinioni publik shqiptar nuk është pro otoman. Prirja pro europian, pro atlanstie , i cili gjen jehon nëpërmjet presionit që bëjnë aleatët e vërtet strategjik. Shansi për të mos u kthyer nga Turqia, nuk është nga mungesa e dëshirës së Ramës, por nga fuqia e opinoni publik shqiptar”.

Aktualitet Mustafaj: Rama do Turqinë dhe Erdoganin por shqiptarët janë pro europianë