alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Muxhahidinët zëvendësojnë Berishën me Këlliçin, militantët i përvishen keq Belindit!

20/05/2022, 11:40
ne Kryesore, Politike
A A
Muxhahidinët zëvendësojnë Berishën me Këlliçin, militantët i përvishen keq Belindit!

Muxhahidinët zëvendësojnë Berishën me Këlliçin, militantët i përvishen keq Belindit!

Shpallja “Non Grata” prej SHBA-së, ka ndikuar edhe muxhahidinët e Këshillit Kombëtar të Iranit, që të heqin nga lista doktorin, të cilin e kanë zëvendësuar me Belind Këlliçin.

Muxhahidinët iranianë, të cilët janë në Shqipëri prej vitit 2013 e kanë futur edhe ata në listë të zezë Sali Berishën, të cilin e kanë pasur si të ftuar të përhershëm për gati 8 vite.


-Lexo edhe:

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

Berisha fliste thuajse në çdo aktivitet të tyrin që prej vitit 2013. Opozitarët kundër regjimit të mullahëve, që janë strehuar në Shqipëri, janë përpjekur gjithmonë që të krijojnë raporte të mira me të gjitha forcat politike këtu.

Madje kanë punësuar edhe një grup juristësh dhe gazetarësh që janë simpatizantë të opozitës, për të ndaluar sulmet që u bëhen herë pas here nga qarqe të lidhura me Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Por, duket, se shpallja “Non Grata” prej SHBA-së, ka ndikuar edhe muxhahidinët e Këshillit Kombëtar të Iranit, që të heqin nga lista doktorin, të cilin e kanë zëvendësuar me Belind Këlliçin.

Deputeti i PD-së, pjesëtar i Komisionit të Rithemelimit, ka publikuar fotot dhe një shënim në lidhje me pjesëmarrjen e tij në takimin e zhvilluar në kampin Iranian të Manzës, ku mbajti një fjalim ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili para pak ditësh vizitoi Tiranën.

Këlliçi shkruan në faqen e tij: “Pata privilegjin të isha pjesë e takimit të ish Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo me Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit, e vendosur në kampin Ashraf 3 në Manzë.

Ish të burgosurit politikë iranianë u bujtën në vendin tonë në vitin 2013, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Prej vitit 1979 janë përndjekur e masakruar nga regjimit teokratik i mullahëve ndërsa sot rezistenca e tyre i jep shpresë popullit të Iranit.  U njoha nga afër me vuajtjet e tyre përmes vizitës në muzeun e torturave.  Jam krenar që PD në qeverisje u mundësoi një strehë të sigurtë, duke shfaqur vlerat më të larta të mikpritjes shqiptare.

Ne qëndrojmë krah tyre!  Krah lideres Maryam Rajavi!”

Përveç Këlliçit në takim është i gjithë grupi i politikanëve permanentë që janë thirrur nga iranianët si Pandeli Majko, Fatmir Mediu, Elona Gjebrea. Të rinj këtë herë ishin vetëm Taulant Balla dhe Belind Këlliçi.

Këtë mënjanim të Berishës, militantët e Foltores e kanë marrë për keq dhe i janë sulur Belind Këlliçit, duke i thënë se i është lëpirë amerikanëve thjesht për një vizë. Madje të tjerë e kritikojnë edhe më rëndë, duke i kërkuar që të mos takojë asnjë amerikan përderisa ata kanë ndëshkuar doktorin.

Por Këlliçi, si për t’i kthyer përgjigje Berishës për sulmin e ithtarëve të tij, ka publikuar një foto nga Miami në SHBA, si për të bërë të ditur se ai ka vizë dhe nuk e ndalon kush për të vizituar SHBA-në. Pak kohë më parë, Këlliçi ishte së bashku me disa politikanë të së djathtës në një aktivitet të fondacionit pranë CDU-së Kondrad Adenauer. Ai ishte i vetmi i zgjedhur nga Foltorja. E duhet thënë se pas kësaj vizite në Como të Italisë, duket se janë ftohur marrëdhëniet mes Foltores dhe Belind Këlliçit. /Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04
Politike

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52
Politike

Meta nuk lë rast pa u takuar me Yuri Kim, shfaqet i lumtur në pritjen për pavarësinë e SHBA; mungon Rama

01/07/2022, 21:23
Politike

Mimi Kodheli: Kam 35 vite që i hekuros këmishat bashkëshortit, prandaj martesa më ka ecur mirë

01/07/2022, 21:02
Politike

BE i prish Berishës entuziazmin e protestës, më 7 korrik priten lajme të mira për negociatat

01/07/2022, 20:26
Kryesore

Rama zhduk votën në PS, emëron nga zyra krerët e rinj të degëve

01/07/2022, 20:01
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Një rrëfim, Dritan Abazoviçi në sytë e familjes dhe miqve në Ulqin

Operacioni i SPAK, Spartak Braho: Ka zyrtarë të lartë të lidhur me 8 grupet kriminale

Lajmi i Dites

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: presion nga deputetët për kabinet politik

01/07/2022, 10:30

Lajmet e fundit

Propozimi i ri francez mbështetet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

01/07/2022, 23:36

Nga Prishtina gjer në Meksikë

01/07/2022, 23:22

Në Byron Kosovare të Sigurimeve vazhdon anarkia

01/07/2022, 23:14

Meta i premton mbështetje Berishës për protestën, LSI: Më 7 korrik të gjithë në shesh

01/07/2022, 23:04

“Meta thotë se është i pastër si floriri, Berisha pasurinë e ka me djersë”, Ilir Demalia ironizon “ndershmërinë” e pushtetarëve

01/07/2022, 22:52

SHBA me paketë të re ndihmash për Ukrainën, zbardhet lista e armëve që do të marrë Kievi

01/07/2022, 22:45

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In