Bota18 Prill 2022, 13:40

Mykolaiv, një udhëtim gjashtë- ditor mes raketave në qytetin më të përfolur të Luftës në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Mykolaiv, një udhëtim gjashtë- ditor mes raketave në qytetin

Mykolaiv, një udhëtim gjashtë- ditor mes raketave në qytetin më të përfolur të Luftës në Ukrainë

“Nëse dëgjoni raketat pranë vetes ikni nga makina dhe strehohuni në transhe”

Marta Serafini, Corriere della Sera

Nga Nova Kakhovka, afër Khersonit, fillon kanali artificial shumë i gjatë që çon ujërat e Dnipro në Krime.

Kanali u bllokua me një digë artificiale nga forcat e Kievit pas aneksimit të gadishullit, por një muaj më parë rusët e hodhën në erë pengesën.

“Nuk dua të mallkoj, por jemi pa ujë fare si pasojë e dëmtimit të tubacionit kryesor”. Gjashtë ditë pa ujë… Raketat dhe bombat thërrmuese nuk ishin të mjaftueshme, edhe pse shkaktuan pesë të tjerë të vdekur civilë në fundjavë. Mykolaiv, porti standard i Odesës, i cili tashmë ka pësuar sulme nga Moska që nga fillimi i luftës, ka mbetur në të thatë.

“Kemi pasur një problem me furnizimin me energji elektrike të pompave, sapo ta zgjidhim do të shpjegojmë gjithçka”, tha për ‘Corriere’ mëngjesin e sotëm, zyra e shtypit e Nikolaevodo-kanal, kompania e ujit të qytetit. Një dështim teknik? Jo vetëm! “Ne zbuluam një tjetër problem rrjeti, ndaj filluam menjëherë inspektimin e rrugës. Por është e rrezikshme atje, ne nuk mund t’i qasemi tani. Kjo është arsyeja pse është e pamundur të rivendoset shpejt furnizimi me ujë”.

Pasi kalojnë disa orë vjen konfirmimi: “Një bombardim rus në Kiselevka në seksionin midis Khersonit të pushtuar nga rusët dhe Mykolaiv, ka dëmtuar tubacionet”, shkruajnë mediat lokale.

Uji dhe konfliktet

Luftërat janë bërë gjithmonë edhe për kontrollin e pasurive ujore. Dhe ky nuk është përjashtim. Që nga pushtimi rus i Krimesë në vitin 2014, Moska dhe Kievi janë përpjekur të bllokojnë furnizimet e njëri-tjetrit. Pikërisht nga Nova Kakhovka, afër Khersonit, nis kanali artificial shumë i gjatë që sjell ujërat e Dnipros në Krime, i bllokuar me një digë artificiale nga forcat e Kievit pas aneksimit të gadishullit. Por kur trupat nga Moska hynë në rajon më shumë se një muaj më parë, një nga veprimet e para ishte shkatërrimi i barrierës.

Frika tani është se rusët mund të zbatojnë të njëjtën strategji me Mykolaiv-in, siç bënë me Mariupolin, i mbetur pa ujë për një javë, përpara se të goditeshin nga raketat. Një hakmarrje, si dhe një taktikë për të gjunjëzuar armikun. Dhe se së shpejti – shpjegojnë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar – mund të kërkojë evakuimin e të plagosurve nga spitalet në Mykolaiv në Odessa.

“Nuk do t’ia arrijnë të na pushtojnë”, thotë Igor, 45 vjeç, i cili rri në radhë për të mbushur një bidon me ujë. “Kryetari ynë Oleksandr Senkevych ka mbajtur të ulëta çmimet dhe ka restauruar puset e vjetra që dalin nga lumenjtë Bug dhe Ingul, ndaj ne nuk do të vdesim nga etja”, shton ai.

Zonja Luba psherëtin: “Unë jam 87 vjeç, mendova se kisha parë gjithçka në jetë. Por doja ta shmangia këtë, as ujin e çajit nuk mund ta ziej më”. Luba si të gjithë qytetarët e Mykolaiv është e rraskapitur. Qyteti ka qenë në vijën e parë të luftimeve për 50 ditë. Prej dy javësh, rusët kanë filluar të hedhin bomba thërrmuese që sollën viktima civile.

Ndërsa gjaku i të plagosurve dhe të vdekurve ngjizet para kishës së vogël ortodokse, rreth njëzet kilometra më në jug në Shevenchove, fshati i fundit përpara frontit drejt Khersonit, një shtëllungë tymi i zi ngrihet në horizont.

“Je me fat, ata bombarduan pesë minuta më parë”, thotë ushtari në pikën e fundit të kontrollit. Fshatra me pak shtëpi, të ndërtuara me kursimet e një jete dhe të banuar nga blegtorë dhe bujq, faji i vetëm i të cilëve është që janë në një nga rrugët më të diskutueshme të kësaj lufte. Pak më mbrapa në Zelenyi Hai, Eugeni del nga një shtëpi. Fshati është i shkretë, pothuajse nuk ka mbetur njeri. “Kam ardhur për të ushqyer kafshët, nuk dua që ato të vdesin nga uria”. Në fshat – shpjegon ai – rryma dhe gazi nuk punojnë. Ska më as linjë telefoni.

“Na kanë lënë vetëm. Herë pas here dikush na sjell ndonjë ushqim. Dhe nga Mykolaiv na thonë se Kryqit të Kuq Ndërkombëtar nuk i është dhënë drita jeshile për korridorin drejt Khersonit.

Shumica e shtëpive janë shkatërruar prej bombave. Edhe atë të Ulyanës, mësueses së fshatit.

“Ajo u largua dy ditë më parë. Ajo dhe burri i saj sapo kishin përfunduar ndërtimin e shtëpisë. E goditën të nesërmen e largimit”. Dy rrugë më tutje, madje edhe ndërtesa më e madhe e fshatit është shkatërruar plotësisht, e ndarë në dysh nga një raketë. Është shkolla, një barakë betoni gri. “Këtu personat e zhvendosur dhe ushtarët u strehuan në bodrum. Kjo gërmadhë është gjithçka ka mbetur prej shkollës”. Rinisin gjëmimet: Rusët kanë filluar sërish bombardimet. “Ik, ik nga këtu, nuk është e sigurt. Ne duhet të rrimë të mbrojmë atë pak që ka mbetur”.

Rrugës për në Mykolaiv, rekrutët rusë bëjnë rikonjeksion të terrenit. Nga fshatrat e tjera të rajonit ngrihen kolona tymi.

“Nëse dëgjoni raketat pranë vetes ikni nga makina dhe strehohuni në transhe”, thotë shoferi ynë Andriy.

Hendeku, është një kanal i gjatë që shkon drejt Krimesë. Është i thatë e në fund ka një si tip qilimi me gjethe fieri të thata…/Pamfleti

Bota #Mykolaiv #në qytetin më të përfolur të Luftës në Ukrainë #një udhëtim gjashtë- ditor mes raketave