Sport30 Janar 2022, 21:12

Myrto Uzuni blerja më e re e skuadrës së Granadës, ja sa paguoi klubi i La Liga për transferimin e sulmesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Myrto Uzuni blerja më e re e skuadrës së Granadës, ja sa

Myrto Uzuni blerja më e re e skuadrës së Granadës, ja sa paguoi klubi i La Liga për transferimin e sulmesit shqiptar

Myrto Uzuni do të zyrtarizohet ditën e nesërme si blerja e re e klubit të Granadës në Spanjë. Një transferim që shton koloninë shqiptare në këtë kampionat, ku aktivizohen edhe Keidi Bare me Espanjolin dhe Ivan Balliu me Rajo Vajekanon. 

Sigurisht, transferimi do të jetë shumë fitimprurës për klubin e Ferencvaroshit, i cili për një vit e gjysmë ka dalë me fitim edhe financiarisht nga marrëveshja me lojtarin e përfaqësueses shqiptare. Klubi hungarez shpenzoi 1,8 milion euro në verën e vitit 2020 për transferimin e lojtarit nga radhët e Lokomotivës së Zagrebit. 

Ndërkohë, në mediat pranë klubit spanjoll raportohet se transferimi i Uzunit është bërë për shifrën e 3 milion eurove, me një fitim të ndjeshëm për klubin hungarez, ku sulmuesi kuqezi kaloi një nga etapat më të suksesshme të karrierës së tij. Një shifër e përafërt me vlerësimin e tij në “Transfermarkt”, ku vlera e kartonit përllogaritet 3,5 milion euro. 

Sport Granada Myrto Uzuni sulmuesi shqiptar