Sport31 Janar 2023, 17:52

Myrto Uzuni “mbreti” i golave, tifozja i kërkon fanelën dhe e falenderon në gjuhën shqipe (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Myrto Uzuni “mbreti” i golave, tifozja i kërkon fanelën

Myrto Uzuni “mbreti” i golave, tifozja i kërkon fanelën dhe e falenderon në gjuhën shqipe (Video)

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve të Granadës dhe padyshim është lojtari më i mirë në ekip.

Ai udhëheq renditjen e golashënuesve me plot 14 gola deri tani në Ligën e Dytë në Spanjë. Në ndeshjen e fundit përballë Andorrës lojtari beratas realizoi një dopietë tjetër, duke futur Granadën në zonën e Play-Off-it.

¿Le llegará a UZUNI? ⏰ #ElAbolitoDesdeChiquitico
Está bonita eeeehhhhh???? ? ? ??@AntonioViola1 pic.twitter.com/nVmP3xNfCN

— Estefa Mercado (@EsTeFa_MeRcAdO) January 9, 2023

Në fund të sfidës, 27-vjeçari u bë pjesë e një episodi të veçantë, pasi një tifoze kishte përgatitur një pankartë ku falenderonte në shqip Uzunin dhe i kërkonte fanelën.

Sigurisht, një kërkesë që futbollisti nuk mundi ta injoronte dhe nxitoi për të takuar vogëlushen, duke bërë foto me të dhe të pranishmit në tribunë.

Sport Myrto Uzuni sulmuesi shqiptar