Sport17 Janar 2023, 17:18

Myrto Uzuni nuk shfaqet në stërvitje, sulmuesi kuqezi mungon përsëri për ekipin e Granadës

Shkruar nga Pamfleti
Myrto Uzuni nuk shfaqet në stërvitje, sulmuesi kuqezi mungon

Myrto Uzuni nuk shfaqet në stërvitje, sulmuesi kuqezi mungon përsëri për ekipin e Granadës

Myrto Uzuni ka munguar në seancën e parë stërvitore të javës për t’u përgatitur për ndeshjen e së shtunës së ardhshme ndaj Ibizës. Sulmuesi i kombëtares shqiptar dhe golashënuesi më i mirë në Ligën Dy Spanjolle, është tërhequr në minutën e fundit në ndeshjen e javës së kaluar kundër Levantes. Një dëmtim muskulor bëri të humbasë duelin.

Viktor Meseguer dhe Ruben Roshina gjithashtu vazhdojnë të jenë në pushim për shkak të dëmtimeve. Ky i fundit do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit, për t’iu nënshtruar një operacioni nga një dëmtim i rëndë në gju. Portieri portugez Andre Ferreira, i cili së shpejti mund të marrë largimin përfundimtar, është duke u ndjerë më mirë.

Ndërkohë, Matías Arezo është ende në ekip. Synimi i klubit është t’i japë atij një rrugëdalje në merkaton e dimrit dhe është Penarol de Montevideo ai që ka shanset më të mira për të qenë destinacioni i tij në huazim. Negociatat janë ende në vazhdim.

Sport Granada Myrto Uzuni sulmuesi shqiptar