Sport28 Janar 2023, 17:09

Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i kombëtares realizon 2 gola për 3 minuta

Shkruar nga Pamfleti
Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i

Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i kombëtares realizon 2 gola për 3 minuta

Myrto Uzuni është bërë protagonist absolut në ndeshjen që po luhet momentalisht mes Granadas dhe Andorra FC në La Liga 2 në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të shënojë dy gola në minutat 10 dhe 13, me dy asist të futbollistit të njohur, Hoze Kajehon.

27-vjeçari po luan sezonin e tij të dytë me ekipin spanjoll dhe shifrat flasin në favor të tij. Në 22 ndeshje të zhvilluara deri më tani, sulmuesi beratas numëron 14 gola të realizuar.

Një formë e jashtëzakonshme nga Uzuni, për të cilin interesimet janë të shumta, ndërsa me interes e sheh edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, i cili pritet t’i japë “çelësat” e sulmit.

Deri tani Granada po udhëheq sfidën me rezultatin 2-0.

Sport Granada Myrto Uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare