Bota13 Gusht 2022, 22:45

“Na dhanë armë të ndryshkura”, rrëfehet ushtari rus: Na mashtruan për dërgimin në luftë, komandantët përdorin taktikat e gjyshërve të tyre

Shkruar nga Pamfleti
“Na dhanë armë të ndryshkura”, rrëfehet ushtari

Nuk kanë fund dëshmitë që tregojnë dështimin e Moskës në Ukrainë.

Parashutisti rus, Pavel Filatiev, 33-vjeç, ka treguar se njësia e tij elitare u largua nga kufiri me Ukrainën, pasi mësoi nga mediat për planin e pushtimit. Ata ishin dërguar atje, pa u paralajmëruar se do të përballen me forcat e “armikut”.

Ai theksoi se si ushtarëve u janë dhënë pushkë automatike të ndryshkura, uniforma të papërshtatshme dhe të vjetra.

Filatiev pranoi se ishte zgjuar në rimorkion e kamionit nga zhurma e të shtënave, teksa po kalonin kufirin në orë dy të mëngjesit të 24 shkurtit, ditën kur edhe filloi pushtimi i Ukrainës.

Vetëm kur ushtarët ukrainas filluan të qëllojnë mbi mjetet ushtarake ruse, Filatiev tha se e kuptoi se kishin filluar pushtimin e shtetit fqinj.

“Tashmë ishte e qartë se kishim sulmuar Ukrainën”, shtoi ai.

Në librin e tij më të ri, Filatiev ka folur për uniformat e vjetra e deri te mjekët e ushtrisë ruse që nuk kishin shiringa dhe qetësues dhimbjesh.

Ai flet edhe për atë sesi komandantët rus përdorin “taktikat e gjyshërve të tyre” në fushëbetejë, taktika luftarake që tashmë nuk përdoren askund tjetër në botë, pasi konsiderohen të paefektshme dhe të vjetruara.

“Nuk kemi pasur të drejtë morale të sulmojmë një vend tjetër – në veçanti njerëzit që janë të afërt me ne. Kur gjithçka filloi, njihja disa njerëz që besonin në nazizëm dhe dëshironin të luftonin kundër ukrainasve. Shumica e ushtarëve rusë janë të pakënaqur me atë çfarë po ndodhë atje. Ne kurrë nuk kemi pasur urrejtje për ukrainasit dhe nuk i kemi konsideruar si armiq. Ushtarët janë të pakënaqur me komandantët, Putini dhe politikat e tij”, tha ndër tjera ushtari rus.

Dyshohet se urdhëruan atentate muajt e fundit, vihet në monitorim 10 të burgosur

Bota Lufta Ukrainë. ushtari rus