Aktualitet 5 Gusht 2022, 11:57

Na duhet një polici bregdetare!

Shkruar nga Pamfleti
Na duhet një polici bregdetare!

30 propozime alternative për ta nxjerrë ekonominë nga mizerja

Po dënohen policë kot, për shërbim ndaj partisë, sikurse dikur Mehmeti, që e kuptoi se duhet të vdiste për partinë!

Shkruan Artan Fuga

Na duhet një polici bregdetare!

Mendoj që siguria publike nuk duhet të jetë çështje e policisë kufitare, por e një “policie bregdetare”

Dikush për të cilin kam respekt, pavarësisht se nuk ndaj shpesh të njëjtat mendime me të, shkruante dje në mbrojtje të propagandës se në ujë kështu ndodh, nuk ka polici, nuk ka vija shënjimi, nuk ka rregulla pak a shumë!!!

Më habiti! Pse territori është vetëm toka? Çfarë thua zotni i nderuar? Pse peshq jemi ne në det, po në ajër jemi zogj?

E ke gabim. Këtu është problemi se edhe në tokë, edhe në ajër, edhe në det të fortët dhe korruptuesit lihen të sillen në gjendje natyrore ku më i forti e shklyen të dobëtin.

Si çakalli qingjin, si skifteri dallëndyshen! Por, jo se nuk mund të mos ketë rregulla në ujë!

Po t’i le këto naivitete se nuk ja vlen! U habita kur u shkarkuan drejtuesit e policisë kufitare!

Çfarë lidhje ka kufiri me larjen në det të pushuesve? Pse ai polici çfarë ishte, diversant kufiri që masakroi me helikën e motorit vogëlushen? Apo prindërit e vajzës së shkretë, çfarë janë, shkelës kufiri?

Nuk ka sens që siguria qytetare e pushuesve në ujë të sigurohet nga policia kufitare! Kjo besoj ka ngelur nga koha e monizmit kur qëllohej mbi njerëzit që i afroheshin kufirit!
Është njësoj si të jem në Konispol, të më vjedhin portofolin, dhe të ankohem te posta e kufirit.

Dukshëm ka nevojë për polici bregdetare me rregullat, mjetet dhe burimet e veta njerëzore. Se kështu, nuk po e merr vesh i pari të dytin.

Një turizëm cilësor e kërkon këtë.

Po dënohen policë kot, për shërbim ndaj partisë, sikurse dikur Mehmeti, që e kuptoi se duhet të vdiste për partinë!

Na duhet policia bregdetare, si policia rrugore!

Forum Artan Fuga