Showbiz 7 Prill 2019, 21:07

Na hutoi me unazën e fejesës, këngëtarja shqiptare përgënjeshtron lajmet: Jam beqare e lumtur

Shkruar nga Pamfleti

Na hutoi me unazën e fejesës, këngëtarja shqiptare përgënjeshtron lajmet: Jam beqare e lumtur

Morena Taraku prej disa ditësh tashmë po vazhdon pushimet në resortin luksoz, i cili gjendet në Dubai.

Këngëtarja vazhdon t’i mbajë fansat të përditësuar me fotot më të fundit, por shumë prej tyre janë të interesuar edhe për ndonjë marrëdhënie të mundshme të saj në jetën private. Rreth dy muaj më parë Morena Taraku na befasoi të gjithëve pasi publikoi në Instagram një foto ku shfaqej me një unazë me diamant gjigand në gishtin e fejesës.

“Thashë po!’’, shkruante bukuroshja.

Të gjithë menduan se më në fund ajo kishte marrë vendimin për hapin e madh, pro gjërat nuk ishin ashtu siç dukej. Me foton më të fundit në rrjetin social, ajo ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet duke e shoqëruar me këtë përshkrim:

“Siç thashë, unë jam beqare dhe shumë e lumtur”.

Morena na tregoi kështu se ende nuk ka një mashkull që t’i ketë rrëmbyer zemrën dhe se po, mund t’i bëjë vetes dhurata të kushtueshme si kjo unazë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz fejesë lajme Morena Taraku