alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Na jepni të gjitha dokumentet e nxjerra nga serbët”! Avokati i Hashim Thaçit kërkesë prokurorëve: Ku e kanë burimin materialet?

20/05/2022, 19:28
ne Prishtine
A A
"Na jepni të gjitha dokumentet e nxjerra nga serbët"! Avokati i Hashim Thaçit kërkesë prokurorëve: Ku e kanë burimin materialet?

"Na jepni të gjitha dokumentet e nxjerra nga serbët"! Avokati i Hashim Thaçit kërkesë prokurorëve: Ku e kanë burimin materialet?

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që të dijë nëse materialet shfajësuese që po nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar e kanë burimin te shërbimet sekrete apo prokuroritë serbe, ndërsa Dhomat e Specializuara kanë zhvilluar ditën e sotme seancën e 12-të statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


-Lexo edhe:

Zbulohet lokacioni i edicionit të sivjetëm të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë

Neglizhohet restaurimi i Kullave të Jasharëve, donatorët e huaj më të interesuar se qeveritë!

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, tha se ZPS-ja ka zyre në Beograd dhe kërkoi nga ky institucion që të tregojë se cilat materiale shfajësuese i ka marrë nga Serbia.

“Të gjitha dokumentet e nxjerra nga serbët duhet të na i japin neve”, kërkoi ai. ZPS-ja tha se deri më tani ka nxjerrë mbi 5,500 materiale shfajësuese dhe se po bën këtë sa më shpejt që po mundet.

Por, avokatët përmenden disa raste kur materiale që ZPS-ja i ka siguruar më 2015, po nxirren tani për palën e mbrojtjes. Kjo sipas tyre po zvarrit procesin. Gjatë seancës u përmendën raportimet mediale se senatori amerikan, Dick Marty, ka qenë në qendër të një komploti për vrasje nga shërbimet sekrete serbe, të cilat kanë dashur që fajin t’ia lënë shqiptarëve të Kosovës.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson, pretendoi se shërbimet sekrete serbe edhe në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë, kanë ndërhyrë në dëshmi, duke i ndryshuar ato dhe kanë kanosur dëshmitarët. Avokatët e mbrojtjes thanë se duan të dinë nëse marrja e materialeve nga Serbia do të cenojë besueshmërinë e Dhomave të Specializuara.

Por për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së?

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Më 10 maj, Prokuroria e Specializuar ka paraqitur tri kategori ndryshimesh në aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas versionit të ndryshuar të aktakuzës, në fshatrat Budakovë dhe Semetishtë të Suharekës, dyshohet që ndërmjet 4 qershorit 1998 dhe shtatorit 1998, të paktën 12 persona janë ndaluar në qendra ndalimi.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se në fund në fund të qershorit dhe fillim të korrikut të vitit 1999,pjesëtarë të UÇK-së ndaluan “të paktën tre persona pa proces të rregullt ligjor në një seli të UÇK-së, të vendosur në ndërtesën e një ish-shkolle dhe konvikti në Gjilan”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./REL

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kulture

Zbulohet lokacioni i edicionit të sivjetëm të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë

02/07/2022, 13:15
Kryesore

Neglizhohet restaurimi i Kullave të Jasharëve, donatorët e huaj më të interesuar se qeveritë!

02/07/2022, 12:29
Prishtine

Deri në fund të vitit Kosovën do ta lëshojnë 60 mijë persona

02/07/2022, 9:32
Prishtine

Sot shënohet 32 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës

02/07/2022, 9:10
Prishtine

Sot hyn në fuqi një nga marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

02/07/2022, 9:01
Prishtine

Fjalimi 5-minutësh i Kurtit te ambasada e SHBA-së: Fjala virtyt gjendet 6 mijë herë në arkivat amerikane

02/07/2022, 8:21
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Mbi 100 raste të lisë së majmunëve në Evropë, OBSH mbledhje urgjente; frikë nga një tjetër pandemi

Mbi 100 raste të lisë së majmunëve në Evropë, OBSH mbledhje urgjente; frikë nga një tjetër pandemi

Elon Musk e-mail punëtorëve: Kthehuni në zyrë ose jeni të shkarkuar!

Elon Musk akuzohet për ngacmim seksual: Akuza, e motivuar politikisht!

Lajmi i Dites

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

Dritani, “loja e zjarrit” me kishën serbe i hap luftë me Milo Gjukanoviç

02/07/2022, 13:17

Lajmet e fundit

Arrestohet me forcë nga ushtria ruse, ylli i hokejit sapo kishte firmosur kontratën e majme me skuadrën e Filadelfia Flaiers (Video)

Arrestohet me forcë nga ushtria ruse, ylli i hokejit sapo kishte firmosur kontratën e majme me skuadrën e Filadelfia Flaiers (Video)

02/07/2022, 15:56

Sa “paguhet” një pensionist në muaj? Kriza e çmimeve dhe problemet e shtresave në nevojë

02/07/2022, 15:54

Rruga Kardhiq-Delvinë, Tritan Shehu: Rama duhet të japë llogari për 7 vitet vonesë dhe koston e shtrenjtë të projektit

02/07/2022, 15:46
Trajneri që shkroi historinë i “shkel syrin” Shqipërisë: Porta mund të hapet, Broja nuk duhet trumbetuar gjithë kohës si fenomen

Trajneri që shkroi historinë i “shkel syrin” Shqipërisë: Porta mund të hapet, Broja nuk duhet trumbetuar gjithë kohës si fenomen

02/07/2022, 15:33

Ervin Salianji rrezikon prangat, Apeli rihap çështjen “Babale”; dënimi me 1 vit burg pritet të marrë formë të prerë

02/07/2022, 15:28

Pesë mësimet që mori NATO nga lufta Rusi-Ukrainë

02/07/2022, 15:01

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In