Sport10 Shtator 2018, 22:44

Na nderon Kosova, fiton dhe merr kreun e grupit

Shkruar nga Pamfleti

Kosova e nis me fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa mposhti 2-0 Ishujt Faroe. Dy gola të shënuar në pjesën e dytë vendosën fatet e një ndeshjeje të dominuar në total nga Dardanët. Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu ishin ata që vendosën fatet e takimit.

Në fillim i ishte programuar respekti i merituar ish-presidentit të FFK-së, Fadik Vokrrit, për të cilin tiozën shpalosën një koreografi kushtuar ish-sulmuesit të famshëm të Partizanit të Beogradit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Arbër Zeneli dhuroi spektakël në golin e avantazhit të Kosovës. Fillimisht me driblimet e tij, më pas me goditje e kalibruar në këndin e poshtëm të portës kundërshtare. Nuk mjaftoi keq, vrapim drejt stolit dhe nderim për Fadil Vokkrin. Ishte minuta e 50-të e takimit.

Goli i dytë i Kosovës erdhi me Nuhiun pesë minuta nga zhbllokimi i rezultatit, teksa pas një goditje dënimi ishte Rrahmani ai i cili me kokë goditi në kuadrat, por priti portieri kundërshtar. Mbrojtësi ngulmoi dhe shërbeu për Nuhiun, i cili me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte.

Sport grupi Kosova