Aktualitet29 Gusht 2018, 15:05

Na paralajmëruan që do ndodhte, ja çfarë pritet në orët në vijim!

Shkruar nga Pamfleti
Na paralajmëruan që do ndodhte, ja çfarë pritet në

Ajo qe u paralajmerua po ndodh. Ditet e fundit te gushtit do te jene te nxehta dhe premtuese per pushuesit qe i kane lene tani pushimet.

Ja parashikimi i IGJEUM

ZJARRET NË PYJE
Sot (e mërkurë, dt.29) dhe nesër (e enjte, dt.30) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve. Vetëm në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel “I ULËT” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt.29) dhe nesër (e enjte, dt.30), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithësesi, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që nesër pasdite në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 31 °C
në vendet e ulëta: 20 / 33 °C
në vendet malore: 14 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.29) dhe nesër (e enjte, dt.30) era do të dobësohet, por përsëri do të ketë forcime të përkohshme të erës, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore, ku do të fryjë deri mesatare.

Aktualitet